Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe u.d. e drejtoreshës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogler, kanë nënshkruar marrëveshjen e grantit për objektivat zhvillimore, në vlerë prej 34,7 milionë dollarë.
Me këtë rast, e para e shtetit, Vjosa Osmani tha se përmes kësaj marrëveshje do të fuqizohet administrata publike e do të sigurohen shërbime më të mira për qytetarët, raporton RTKlive.
“Marrëveshja do të kontribuojë në plotësimin e objektivave zhvillimore të vendit tonë. Si rezultat i saj do t’i kemi në dispozicion gati 35 milionë dollarë. Një nga objektivat parësore të sigurojë shërbime më të mira për qytetarët. Do të fuqizohet administrata publike dhe do të promovohet transparenca. Kjo marrëveshje do të kontribuojë në reduktimin e korrupsionit. Ajo hapë rrugën për një të ardhme më të qëndrueshme për Kosovën. Në përpjekjet tona për të garantuat një të ardhme më të begatë, SHBA-të nuk kanë ofruar vetëm mbështetje por një partneritet të vërtetë. Marrëveshje kontribuon në avancimin e raporteve unike mes Kosovës e SHBA-së”, shtoi Osmani.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se po konfirmohet sërish partneriteti i qëndrueshëm dhe afatgjatë i ShBA-së me popullin e Kosovës.
“Mendoj se është e duhur që të konfirmojmë sërish partneritetin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të ShBA-së me popullin e Kosovës. Ky fond do të mbështesë qëllimet strategjike të ShBA-së për Kosovën siç janë: Avancimin e integrimit të Kosovë në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përpjekjen për promovimin e rritjes së përparimit ekonomik dhe përpjekjet për zhvillimin e qeverisjes së mirë”, theksoi ai.
Nënshkruhet marrëveshja e grantit në vlerë prej 34,7 milionë dollarë
(E plotësuar, ora 11:12) Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe u.d. e drejtoreshës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogler, kanë nënshkruar marrëveshjen e grantit për objektivat zhvillimore, në vlerë prej 34,7 milionë dollarë.
Sot nënshkruhet marrëveshja 34 milionë dollarësh nga Osmani dhe USAID
Presidenca e Kosovës ka njoftuar se të premten, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID do të nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34 milionë e 727 mijë dollarë.
“Amendamenti nr.05 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga U.D drejtoresha e USAID Kerry Monaghan Hogler, në emër të USAID”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas tij Presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M.Hovenier, do të deklarohen për media.