Kurti takon baroneshën Ashton: Shumë çështje janë të njëjta tash e 13 vjet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë u takua me ish- përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, baroneshën Catherine Ashton. Në darkën e shtruar nga ai, kryeministri tha se me diplomaten britanike kanë diskutuan për politikën dhe çështjet evropiane, përfshirë edhe ato rajonale.

 

Kryeministri nënvizoi se edhe sot, ndonëse rolet e tyre janë të ndryshëm në krahasim me dhjetë vjet më parë, shumë çështje me të cilat përballemi janë të njëjta.Për këtë takim, Kurti ka shkruar edhe në rrjetin social X.

Catherine Ashton, ishte q udhëheqëse e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbi, ndërsa palët i përfaqësonin ish-kryeministri Hashi Thaçi dhe Ivica Daçiq.

E tre këta përfaqësuesit e atëhershëm të bisedimeve i përmendi të enjten në Bruksel, kryeministri Albin Kurti. “Nuk jemi në prillin e vitit 2013, kur në dhomë ndodheshin baronesha Ashton, këshilltari i saj Cooper dhe kryeministrat e asaj kohe, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq”, tha Kurti para gazetarëve duke përmendur se Ashton nuk kishte pranuar të formohet Asociacioni.

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit