8.7 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

`Festari` i Therandës përkujton shkrimtarin Ragip Sylaj

Të martën në Therandë (ish-Suharekë), në kuadër të manifestimit kulturor “Festari” do të mbahet një orë akademike e letrare kushtuar veprës së shkrimtarit dhe gazetarit të ndjerë, Ragip Sylaj.

Ora akademike e letrare mbahet në orën 16:00.

Në këtë akademi për veprën letrare të Ragip Syljat pritet të flasin kritikë dhe studiues të letërsisë, si dhe do të jepet shfaqja “Kopshti i Edenit”, sipas tekstit të Ragip Sylaj, e vënë në skenë nga regjisori, Naser Shatrolli.

Ragip Sylaj ndërroi jetë pesë vjet më parë, pas një sëmundje të rëndë. Ai qe gazetar, poet, prozator, dramaturg, kritik dhe eseist. Botimet letrare të Ragip Sylajt janë vlerësuar gjithmonë lart nga kritika, ndërsa emri i tij radhitet ndër shkrimtarët më produktivë dhe më dinamikë të letërsisë bashkëkohore shqipe.

Për krijimtarinë letrare ai ka marrë shumë çmime. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë të botës, si: në anglisht, gjermanisht, pastaj sllovenisht, italisht, kurse në gjuhën rumune është botuar një përmbledhje që përfshinë krijimtarinë më të mirë poetike të tij./RTK

Më Shumë

Komuna e Prizrenit synon thellimin e bashkëpunimit me “Autostrada Biennale”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në një takim kuratoren e sapo zgjedhur të edicionit të gjashtë të “Autostrada Biennale”, Lucia...

Përurohet Qendra Sportive në Bukosh

Në fshatin Bukosh të Suharekës është përuruar sot qendra e re sportive, një investim që synon zhvillimin e sportit dhe rritjen e aktiviteteve fizike...

Lajmet e Fundit