7.1 C
Prizren
E premte, 30 Janar, 2026

Zelensky: Putini është ‘Hitleri i dytë’, Ukraina po lufton për të parandaluar Luftën e Tretë Botërore

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka fajësuar Rusinë për “ngritjen e një Hitleri të dytë” në formën e Vladimir Putinit.

Duke folur me CBS në 60 Minutes, presidenti ukrainas ka deklaruar se Ukraina po lufton për të parandaluar Luftën e Tretë Botërore, shkruajnë mediet e huaja.

“Ne nuk mund ta ndryshojmë Putinin. Shoqëria ruse ka humbur respektin e botës: ata e zgjodhën dhe e rizgjodhën dhe ngritën një Hitler të dytë. Ata e bënë këtë. Ne nuk mund të kthehemi pas në kohë. Por ne mund ta ndalojmë këtu”, ka thënë Zelensky.

Ndërkohë ai ka vënë në pikëpyetje pse Kombet e Bashkuara kanë lejuar ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov të marrë pjesë në organizmin botëror në mes të pushtimit të vazhdueshëm të Kremlinit ndaj kombit të tij.

Ndërsa vizitonte një spital në Nju Jork, ku po trajtohen ushtarët ukrainas, Zelensky ka shtuar se trupi i liderëve botërorë duhet të përgjigjet për vendimin e tyre për të lejuar Lavrovin të marrë pjesë.

Ndryshe, më vonë sot ai do t’u drejtohet liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe gjithashtu do të flasë për luftën në Ukrainë nesër në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Më Shumë

Drake me kapelë me flamurin shqiptar, fansat reagojnë masivisht

Reperi i njohur kanadez Drake ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij me një postim të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, ku...

Prokuroria Speciale me aksion në ndërmarrjen “Ekoregjioni” në Prizren, hetime për keqpërdorim e mashtrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me njësitet e Krimeve Ekonomike të Policisë, ka nisur një aksion në ndërmarrjen publike rajonale...

Lajmet e Fundit