26 vite nga protesta studentore e vitit 1997

Sot bëhen 26 vite nga protesta më e madhe studentore e vitit 1997, e organizuar nga Unioni i Pavarur i Studentëve të Universitetit të Prishtinës (UPSUP).

Protestat i kishte mbështetur edhe rektori i atëhershëm i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci.

Protestave iu prinë anëtarët e kryesisë së UPSUP-së në mesin e tyre edhe Albin Kurti që tani është kryeministër dhe bashkëpunëtorët e tij, Bujar Dugolli, Driton Lajqi dhe Muhamet Mavraj.

Protesta studentore e 1 Tetorit të vitit 1997, u shndërrua në protestë gjithëpopullore, dhe besohet se lëkundi themelet e Jugosllavisë së atëhershme.

Më Shumë

Cili ishte motivi i vrasjes së imamit në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Sipas, sekretarit të KBI-së për rajonin e Gorës, Ajhan...

Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për rastin e vrasjes së imamit në Zlipotok të Dragashit

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë në Gjykata Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve B.H. dhe...

Lajmet e Fundit