Tifozët e “Crvena Zvezda-s” “nderojnë” terroristin Stefan Nedeljkoviç që u vra në Banjë

Grupi i tifozëve të Crvena Zvezdas, Delije, të mërkurën gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Young Boysit kanë “nderuar” sulmuesin e vrarë në Banjë të Zveçanit më 24 shtator, Stefan Nedeljkoviç.

Nedeljkoviç ishte tifoz i madh i klubit të Beogradit, por edhe bashkëpunëtor dhe “dora e djathtë” e ish- nënkryetarit të Listës Sërpska, Milan Radojiçiç i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Më 29 qershor, 31-vjeçari serb ishte shpallur terrorist me vendim të Qeverisë së Kosovës.

Ai ishte pjesë e grupit terrorist “Severna Brigada” që dyshohet se udhëhiqet nga kriminale Radojiçiçi.

Një grup i armatosur të dielën e 24 shtatorit, ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjë të Zveçanit.

Autoritetet e Kosovës kanë akuzuar drejtpërdrejtë Serbinë se qëndron prapa këtij sulmi terrorist, teksa kryekrimineli Milan Radojiçiç – njeri i besuar i presidentit serb Aleksandër Vuçiç – ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Radojiçiç u arrestua të martën nga autoritetet serbe, mirëpo i njëjti një ditë më pas është liruar nga paraburgimi.

Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar këtë sulm, derisa kanë kërkuar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë.Albanian Post

Më Shumë

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit