17.6 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Rahovec: Dializa bëhet gati këtë vit

Hapësira e aparatura e dedikuar për procesin e hemodializës u bënë gati 9 vjet më parë në Qendrën Kryesor të Mjekësisë Familjare në Rahovec.

Mirëpo ky shërbim nuk u bë funksional që nga atëherë, për arsye të panjohura, siç thonë nga menaxhmenti i kësaj QKMF-je.

Megjithëkëtë, ka gjasa që brenda këtij viti pacientët e Rahovecit dializën ta kryejnë në kujdesin parësor të kësaj komune, kjo për shkak se Ministria e Shëndetësisë i ka nisur procedurat për ta bërë të mundur këtë shërbim.

Drejtuesi i QKMF-së në Rahovec, Elbunit Kryeziu tha se nuk kanë ndonjë afat të saktë se kur më të vërtetë do të bëhet funksional reparti i hemodializës, megjithatë shpjegon se komisioni i caktuar ka bërë vlerësimin e gjendjes dhe se është paraparë renovimi i hapësirës.

Drejtori Kryeziu, shpjegon se në mandatin e tyre është ofrimi i hapësirës gjë e cila është bërë moti, kurse sa i përket trajtimit, terapisë, stafit e mbikëqyrjes së pacientëve është përgjegjësi e spitalit të Prizrenit.

Derisa kjo të mundësohet në Rahovec, pacientët hemodializën e realizojnë në Prizren, të cilët thonë se më të lehtë do ta kishin trajtimin në qytetin e tyre kjo për shkak edhe të udhëtimit.

Nga kjo komunë janë rreth 40 qytetarë në dializë./klan kosova

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

60 vite nga “Yesterday” – Kënga e kompozuar në gjumë nga Paul McCartney

Gjashtëdhjetë vjet më parë, më 13 shtator 1965, “Yesterday” u publikua në Shtetet e Bashkuara, dy muaj pasi ishte publikuar në BM. Është luajtur të...

Forcohet bashkëpunimi mes Policisë dhe Qendrës së Paraburgimit në Prizren

Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, kolonel Faton Alija, ka zhvilluar sot një takim pune me drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Faruk...

Lajmet e Fundit