Sveçla: Policia në Banjskë gjen dokumentin personal dhe veturën e Jevticit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se dy javë pas sulmit terrorist në Banjskë, kanë vijuar me zbardhjen e fakteve që vërtetojnë lidhjen e drejtpërdrejt të Serbisë në organizimin dhe realizimin e këtij sulmi.

Sveçla ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtic, gjë që dëshmon se ai ka qenë në njësitin që e ka sulmuar Policinë e Kosovës, e ku  mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Terroristi Milorad Jevtic njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuciq, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuciq. Nga 5 vizitat e fundit të djalit të Vuciqit në Kosovë, 4 herë ata kanë qenë bashkë në të njëjtën veturë. Milorad Jevtic është identifikuar edhe si njëri ndër sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan”, ka thënë ministri Sveçla.

Ai ka thënë se mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiqit dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Më Shumë

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

Lajmet e Fundit