5 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Veshjet tradicionale të Lumës

Një vend të rëndësishëm në punët e dorës dikur zinte përgatitja e kostumeve tradicionale. Gjithnjë e më të paktë janë personat që i veshin apo dinë t’i realizojnë veshjet tradicionale dhe për këtë arsye ruajtja e tyre, e përçimi i dijes janë thelbësore për trashëgiminë. Në kohët moderne, kostumet popullore shpalosen kryesisht në festivale folklorike apo raste gëzimesh familjare si dasmat. Ka ende shumë familje që i ruajnë ato si pasuri kulturore e shpirtërore.

DRTK Shkodër, në vazhdën e një projekti për prezantimin e veshjeve të veriut me publikun, sjell disa veshje të zonës së Lumës. Ato shquhen për bukurinë, elegancën e kombinimin e ngjyrave.

Në njërën nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, DRTK Shkodër sjell një jelek të ruajtur me fanatizëm nga familja Doçi, punuar në dorë në vitin 1935 kur po përgatitej paja për vajzën e familjes.

Ky jelek ruan elementë të veshjes së Lumës e ruhet me fanatizëm në fshatin Nangë, nga kjo familje.

Në foton e dytë tregohet pjesa e pasme e jelekut lumjan, veshje e shekullit XX.

Më pas prezantohen edhe disa çorapë të Lumës në fshatin Vilë, punuar gjatë përgatitjeve për pajën, në familjen Hasa. Këto trashëgohen sot nga e bija e shtëpisë. Për endjen e tyre janë përdorur lesh nga delja rudë që është racë 100 % e Kukësit dhe Dibrës.

Përveç veshjeve, DRTK Shkodër sjell edhe foton e një instrumenti muzikor që në Kukës quhet dahire dhe i përket familjes Gjana, në Ujmisht të Kukësit. Dahirja është realizuar nga i zoti i shtëpisë me rastin e fejesës së tre djemve të familjes./atsh

Më Shumë

Bashkimi fiton bindshëm në Tiranë

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Tiranës me rezultat 72:50, në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kuadër të Ligës...

Totaj kujton intelektualin prizrenas Xhemil Doda në 50-vjetorin e ndarjes nga jeta

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përkujtuar me nderim 50-vjetorin e ndarjes nga jeta të intelektualit dhe atdhetarit të shquar prizrenas Xhemil...

Lajmet e Fundit