1.1 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Hoxhaj: Numri i qytetarëve të Kosovës në Siri sillet nga 20 deri në 30

Enver Hoxha, ministerDuhet të shihet mundësia e marrjes së masave ligjore të ndryshimeve të ligjeve të caktuara, apo të Kodit Penal, se si të parandalohet një pjesëmarrje e tillë, thotë për Radion Evropa e Lirë, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
“Numri i cili është prezantuar këto ditë në media se gjoja janë 150 (persona), është i pasaktë. Mund të jetë një numër shumë-shumë më i vogël, rreth 20 deri në 30 persona, të cilët aktualisht mund të jenë atje”, ka thënë Hoxhaj për Radio Evropën e Lirë, duke shtuar se nuk ka informata të sakta për këtë. “Numri, i cili është dhënë në mediat tona lokale, është padyshim i fryrë dhe mund të jetë fjala edhe për qytetarë që janë edhe nga Shqipëria, Maqedonia apo edhe nga vendet tjera të rajonit, por nuk janë nga Kosova”.

Ai cek se shpejtë Qeveria e Kosovës do të hartojë një ligj që do t’ua ndalojë qytetarëve të Kosovës pjesëmarrjen në luftëra jashtë vendit, por se kur do të ndodhë, “kjo u takon më shumë ministrive tjera që ta japin fjalën e tyre”.

“Ka vende ku qytetarët e tillë ndiqen penalisht. Ka vende ku qytetarëve të tillë u merret shtetësia. Më së paku i takon ministrit të Jashtëm që të japë solucione dhe zgjidhje për probleme ligjore. Mirëpo, ekziston një vullnet politik dhe një gatishmëri që të jemi pranë institucioneve të tjera. Edhe deklaratat e mia të fundit se Kosova nuk ka nevojë të eksportojë, e as të importojë islam – ne duhet ta kultivojmë dhe ruajmë islamin tradicional dhe duhet të krenohemi me vlerat tona dhe me identitetin tonë – kanë të bëjnë me fenomenin e njëjtë”. /REL/

Më Shumë

“Dardania” drejt transformimit: Nisin punimet për gjelbërimin e hapësirës publike në Prizren

Në vazhdën e aksioneve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, kanë nisur punimet për rregullimin dhe gjelbërimin e hapësirës publike në lagjen “Dardania”, përgjatë rrugës...

Bashkimi sot do të jetë pa trajner dhe pa një lojtar

Bashkimi do të jetë pa trajnerin, Igor Jovovic dhe basketbollistin Meriton Ismaili, në ndeshjen e sotme ndaj Boras. Sipas njoftimit të klubit prizrenas, kjo pasi...

Lajmet e Fundit