Përurohet kabineti i IT-së në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, së bashku me drejtoreshën e DKA-së, Luljeta Veselaj-Gutaj dhe Konsullin e Përgjithshëm të Konsullatës Turke në Prizren, Celal Do?an, kanë përuruar   kabinetin e IT-së në Gjimnazin “Gjon Buzuku”, projekt i mbështetur nga KFOR-i turk.

“Mësimi në kabinet rrit produktivitetin dhe kreativitetin e nxënësve, për të cilët po kujdesemi që të mbështeten në të gjitha format që të jenë në hap me Teknologjinë Informative – profesionin e së tashmes dhe të ardhmes”, tha  Totaj.

“Investimet në zhvillimin e arsimit janë ndër çështjet më të rëndësishme të Komunës së Prizrenit, të cilat rrisin fuqinë punëtore të kualifikuar dhe janë çelës për ngritjen ekonomike”, tha ai.

 

Më Shumë

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lajmet e Fundit