Fury dhe Usyk arrijnë marrëveshje për meçin që do t’i unifikojë titujt e peshave të rënda, mësohet data e ‘luftës’

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk, dy boksierët më të mirë aktualisht në botë, thuhet se kanë planifikuar të luftojnë më 17 shkurt të vitit të ardhshëm.

Sipas mediumit ESPN, ndeshja duhet të zhvillohet në Arabinë Saudite dhe fituesi duhet të unifikojë të gjitha rripat në kategorinë e peshave të rënda, pra të bëhet pesha e rëndë e padiskutueshme më e mirë në botë.

 

Tyson Fury mban rripin WBC, i vetmi që i mungon ukrainasit Usyk. Me fitoren ndaj Anthony Joshuas, ukrainasi mori katër pjesët e mbetura – WBA, IBO, WBO dhe IBF.

 

Ndeshja e fundit e Furyt ishte kundër luftëtarit të MMA, Francis Ngannou, në të cilën ai fitoi me pikë, ndërsa Usyk nokautoi britanikun Daniel Dubois.

Ka kohë që spekulohet për këtë luftë. Madje, Fury dhe Usyk duhej të ndesheshin në dhjetor të këtij viti, por ndeshja e Furyt me Ngannou i zhvendosi planet.

Njoftimi zyrtar i datës së kësaj lufte thuhet se do të jetë të enjten. /Telegrafi/

 

Më Shumë

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit