Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka dhënë detaje ekskluzive për Gazetën Express lidhur me grabitjen e armatosur sot në një argjendari në Suharekë. Ai tha se hajnat dyshohet se kanë lidhur me rrip një punëtor të argjendarisë teksa kanë kryer grabitjen.
Kryeprokurori Shala, i cili po qëndron në vendin e ngjarjes, tha se punëtori është lidhur nga ana e të dyshuarve me rripa të plastikës.
“Dyshohet që i kanë lidhë me pajisjet që janë për lidhje, janë ato rripat që janë të plastikës, dyshohet një punëtor që e kanë lidhë”, tha Shala për Gazetën Express.
Kryeprokurori tha se të dyshuarit nuk janë identifikuar por po punohet për identifikimin dhe arrestimin e tyre.
“Për momentin nuk i kemi identifikuar të dyshuarit, jemi në kërkim të tyre, janë të gjitha ekipet policore në vendin e ngjarjes. Siç i keni pa edhe kamerat, identifikohet automjeti dhe personat që janë të paidentifikuar, dyshohet që ajo veturë që është përdorë në vendin e ngjarjes ka gjuajtje me armë nga ana e të dyshuarve, policia e ka rrethu edhe vendin e ngjarjes. E keni pa që është sulmuar edhe policia nga ta ka disa shkrepje në drejtim të veturës së policisë”, tha Shala për Gazetën Express.
Ai rikonfirmoi se policët e lënduar nga kjo ngjarje ndodhen jashtë rrezikut për jetë.
“Një polic është i lënduar lehtë në këmbën e majtë, tjetri është lëndu gjatë veprimit në mbrojtje dhe në kundërsulm ndaj kryersve, kështu që janë mirë policët. Janë jashtë rrezikut për jetë”.
Po ashtu i njëjti kërkoi që kushdo që ka informacione për të dyshuarit, të lajmërohet në stacionin më atë afrët policor.
“Ne kërkojmë informata nga qyutetarëtqë sadopak që kanë ndonjë informacion apo shenjë, qoftë të veturës apo personave të na njoftojnë, kudo në stacionin më të afërt në vend, në mënyrë që t’i identifikojmë dhe arrestojmë sa më shpejtë”.
Prokurorja Ervehe Gashi nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka konfirmuar për Gazetën Express se vlera e arit që u vodh sot në argjendarinë në Suharekë është 250 mijë euro.
Për vlerën e dëmit, kryeprokurori Shala tha se në vijim do të sqarohet në detaje.
“Sa i përket vlerës së dëmit shuma është përmendur nga të dëmtuarit, besojë në ditët në vijim do ta sqarojmë më ne detaje”.
“Ne kërkojmë informata nga qyutetarëtqë sadopak që kanë ndonjë informacion apo shenjë, qoftë të veturës apo personave të na njoftojnë, kudo në stacionin më të afërt në vend, në mënyrë që t’i identifikojmë dhe arrestojmë sa më shpejtë”.