Moti sot, i vranët dhe me intervale të shkurta me diell

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me intervale të shkurta me diell. Në viset e larta malore me lartësi mbidetare mbi 1000m do të ketë kushte për reshje bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri në 6 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga i verilindjes, veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë. Edhe kjo javë që po e lëmë ishte e begatshme sa i përket reshjeve thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Më Shumë

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë në Suharekë

Në Suharekë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, me ç’rast është vlerësuar lart roli dhe kontributi i infermierëve dhe infermiereve në sistemin shëndetësor. Me këtë...

Hamza dhe Totaj vizitojnë familje të veteranëve dhe dëshmorëve në Prizren

Kandidati i Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, së bashku me kryetarin e degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, kanë zhvilluar...

Lajmet e Fundit