18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Grabitja në pikë të ditës që tronditi Suharekën, krejt çka dihet për sulmuesit që ishin të armatosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në qendër të Suharekës. Në pikë të ditës një grup prej katër personash kanë kryer një grabitje në një argjendari. Ata u konfrontuan me Policinë e Kosovës.

Një zyrtar policor është plagosur në këmbë në momenti kur ka intervenuar në një tentim grabitje në Suharekë.

Polici në fjalë është jashtë rrezikut për jetë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Katër personat, sipas policisë ishin të armatosur dhe kishin tentuar ta grabisin argjendarinë.

Të dyshuarit, sipas pamjeve, kishin me vete armë të gjata dhe ende janë në arrati.

“Një grabitje ka ndodhur në një dyqan të argjendarisë në Suharekë rreth orës 15:45. Patrullat policore të Stacionit të Policisë së Suharekës janë informuar menjëherë dhe kanë shkuar në vendngjarje. Rreth orës 16:03 kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo Policia ka mbërritur në vendngjarje, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të Policisë. Gjatë intervenimit një zyrtar policor ka mbetur i plagosur në këmbë”, ka thënë Vesel Gashi nga Policia e Prizrenit.

Targat e veturës që përdorën sot grabitësit për të ikur pasi plaçkitën stoli ari në një argjendari në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, ishin raportuar të vjedhura në polici.

Këtë informacion e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se targat ishin “01”.

“Kanë qenë të vjedhura me 01”, tha Bytyqi për Express.

I pyetur nëse targat ishin raportuar të vjedhura në polici, ai tha “po”.

Policia ka konfirmuar se të dyshuarit ishin të maskuar dhe të armatosur, dhe porsa patrulla policore kishte arritur në vendin e ngjarjes, ata kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë.

Si pasojë e të shtënave, një zyrtar policor është plagosur lehtë nga arma e zjarrit , ndërsa një tjetër zyrtar policor është lënduar gjatë aksionit. Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

“Të dyshuarit janë larguar nga vendi dhe policët iu janë vënë pas, gjatë rrugës të dyshuarit kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe kanë arrit që të arratisën”, ka njoftuar policia.

Të dyshuarit ndodhen në arrati, teksa policia fton të gjithë qytetarët që ta njoftojnë policinë nëse kanë informacione që mund të shërbejnë në kapjen e të dyshuarve.

Lidhur me këtë rast Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, tha se hajnat dyshohet se kanë lidhur me rrip një punëtor të argjendarisë teksa kanë kryer grabitjen.

“Dyshohet që i kanë lidhë me pajisjet që janë për lidhje, janë ato rripat që janë të plastikës, dyshohet një punëtor që e kanë lidhë”, tha Shala për Gazetën Express.

Prokurorja Ervehe Gashi nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka konfirmuar për Gazetën Express se vlera e arit që u vodh sot në argjendarinë në Suharekë është rreth 250 mijë euro.

Për vlerën e dëmit, kryeprokurori Shala tha se në vijim do të sqarohet në detaje.

“Sa i përket vlerës së dëmit shuma është përmendur nga të dëmtuarit, besoj në ditët në vijim do ta sqarojmë më ne detaje”.

Avokati, Florim Shefqeti në lidhje me grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë ku mbeti i plagosur një polic ka thënë se identifikimi i të dyshuarve mund të bëhet më së lehti përmes identifikimit të automjetit të pronarit.

“Identifikimi i shpejtë mund të bëhet përmes automjetit, ky është çelësi fillestar. Përdorimi i maskave dhe e automjetit janë të planifikuara, prandaj zinxhiri i identifikimit duhet të bëhet nga pronari ose poseduesi i automjetit”, ka thënë Shefqeti.

Shefqeti në RTV Dukagjini ka thënë se këto vepra penale kryhen në mënyrë të koordinuar e të planifikuar dhe zakonisht bëhen kur përfundon orari i zyrtarëve të institucionit që planifikohet të grabitet.

“Ajo që do doja të thoja, normalisht këto vepra penale kryhen në mënyrë të koordinuar, planifikohet për të qenë më e përshtatshme, ndërrimet e punës të policëve, përfundimi i orarit të zyrtarëve, kur kemi të bëjmë me institucione bankare, pashmangshëm orari paraqet një indikacion”, ka vijuar ai.

Po ashtu edhe ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani ka thënë se ky rast është një incident që hyn në kategorinë e veprave penale të rrezikshme por që sipas tij raste të tilla mund të ndodhin në çdo vend.

Ai ka theksuar se veprimet e policisë duhet të jenë parandaluese edhe pas kryerjes së veprës në mënyrë që të shmangen rastet e reja.

“Ndodhin gjithandej, nuk mund të them që vetëm në Kosovë. Veprimet e policisë duhet të jenë proaktive dhe reaktive, dallon taktika e reagimit, si p.sh. në rastin në Suharekë janë veprime që duhet shpejt të ndërmerren në krahasim me incidentin që ka ndodhur në Prizren”, ka thënë Sylejmani.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Shpërthim te liqeni i Ujmanit – dëmtohen dy vetura

Një mjet shpërthyes është hedhur pak minuta më parë tek liqeni i Ujmanit, saktësisht afër pjesës ku po freskoheshin qytetarët. Lajmin për Telegrafin e ka...

Një lis dëmton disa varre në Prizren

Një lis i madh është rrëzuar në varrezat e qytetit të Prizrenit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa varre. Ngjarja ka ndodhur para dy...

Lajmet e Fundit