25.1 C
Prizren
E premte, 12 Shtator, 2025

Prokuroria heton riparimin e stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren

stadiumiProkuroria në Prizren ka autorizuar hetuesit e njësisë së krimeve ekonomike të Policisë që të nisin grumbullimin e provave rreth dyshimeve për realizimin e projektit të riparimit të stadiumit të qytetit “Përparim Thaçi”.

Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, tha se tashmë hetimet rreth këtij rasti kanë filluar. Ai nuk ka dhënë shumë hollësi rreth hetimit të rastit në fjalë,duke u shprehur se “së shpejti në bazë të volumit të hetimeve do të informojë më gjerësisht rreth kësaj çështje”.

Burimet e TV Prizrenit, bëjnë të ditur se dyshohet se në këtë rast bëhet fjalë për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe shkeljes së Ligjit të Prokurimit, pasi që punimet në stadiumin e qytetit “Përparim Thaçi” janë pranuar nga organet kompetente edhe pse ato nuk janë kryer sipas projektit.

Dyshimet kanë të bëjnë me dy projekte konkrete, ku njëra është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe tjetra nga Komuna e Prizrenit.

Sipas zyrtarëve të Drejtorisë Komunale për Rini,Kulturë dhe sport,ministria e kulturës ka investuar rreth 100 mije euro,ndërsa komuna e Prizrenit 194 mije euro.

Ministria ka financuar projektin e rregullimit të rrethojave,ndërsa komuna ka mbështetur projektin për vendosjen e barit artificial dhe të zhveshtorës. Hetuesit tashmë janë autorizuar nga Prokuroria që të grumbullojnë provat në këtë drejtim.

Më Shumë

Punimet për ndërtimin e rrugës pranë QKMF-së së re në Prizren drejt përfunditmit

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se punimet për ndërtimin e rrugës përskaj Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare së re, në ambientet e...

Djali kanos nënën në Malishevë, ushtron dhunë psikike ndaj saj

Një burrë është arrestuar në Malishevë, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur nënën e tij. I njëjti, me vendim të prokurorit...

Lajmet e Fundit