Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune:

Një mësimdhënës ose mësimdhënëse për lëndën e matematikës.

Kandidati duhet të fillojë punën më 09.01.2024 deri më 30.06.2024, me mundësi vazhdimi.

Kushtet që duhet të plotësohen:
-Diploma e fakultetit përkatës (është e preferueshme grada master);
-Letër motivuese;
-CV;
-Të jetë banor i Kosovës (kopje e letërnjoftimit);
-Vërtetimin se nuk është nën hetime.

Kandidatët që kanë diplomuar në universitetet jashtë Kosovës duhet të kenë diplomë të nostrifikuar nga MASHTI.

Dokumentet shtesë:
Certifikata të trajnimeve;
Referenca etj.

Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në zyrën e administratës, prej sot, datë 29.11.2023 deri më 07.12.2023, drejtpërdrejt ose përmes postës elektronike, në: [email protected].

Për çdo informacion, ju lutemi shkruani në [email protected] ose
telefononi në nr. +383-44-434-087.

Këtu mund ta gjeni formularin e aplikimit për punësim: https://bit.ly/3OYQsla

 

Më Shumë

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Lajmet e Fundit