Gashi: Nga falje e tatimit në pronë nuk përfitojnë shumica e qytetarëve të Prizrenit

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, tha se nga kjo falje e tatimit në pronë nuk përfitojnë shumica e qytetarëve.

“Një vendim i tillë do t’i shkaktonte telashe komunës së Prizrenit në realizim të projekteve. Nuk është një vendim i cili do të ndikonte shumë, nëse do të ndodhte, tek ata që kanë nevojë, tek ata që janë me asistencë sociale, tek ata që kanë probleme financiare sepse shumica prej tyre jetojnë me qira”, tha  Gashi.

Pozita e ka bojkotuar seancën e jashtëzakonshme e ftuar nga Vetëvendosje për faljen e tatimit në pronë prej 100 euro.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu takon përfaqësuesit e Thesarit të SHBA’së, në fokus lufta kundër pastrimit të parave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara...

Lajmet e Fundit