Kujdes! Vozitja në mjegull është e rrezikshme

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes gjatë vozitjes, sidomos në prezencë të mjegullës ku zvogëlohet dukshmëria. Në një njoftim në Facebook, policia ka kërkuar që shpejtësia e lëvizjes të mbahet nën kontroll dhe të përdoren dritat e mjegullës.

“Përdorni dritat e mjegullës, nëse automjeti juaj i ka këto drita kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë. Mjegulla mund të krijojë një iluzion dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë, mbani vëmendjen, mos shpejtoni. Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët e tjerë t’ju shohin. Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes”, thuhet në njoftim.

Policia ka theksuar se çdo vit, si pasojë e mjegullës në rrugë, shkaktohen aksidente të shumta./rtklive

Më Shumë

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit