Kiara poston foton me barkun e rrumbullakët, por vëmendjen e merr komenti epik i Luizit

iara Tito është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria e saj.

Së fundmi ajo ka postuar në InstaStory një foto nga “Fun Club”, ku ka zbuluar “look-un” e saj edhe për këtë puntatë.

Me barkun e rrumbullakosur dhe me një fustan të gjatë në ngjyrë kafe, moderatorja dukej e mrekullueshme, ndërsa mes shumë komenteve pozitive që ajo mori, në sytë e publikut ra ai i bashkëshorti i saj Luiz Ejlli.

“Kuptimin e pozicionit të dorës së majtë afër mjekrës, nuk e mora vesh kurrë”, ka komentuar këngëtari, i cili njihet për natyrën e tij qesharake.

Së fundmi çifti kanë zbuluar se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë, ndërsa do të sjellin në jetë një vajzë.

Pasi zbuluan gjininë e të voglës së tyre, Luizi dhe Kiara vazhdimisht kanë zhvilluar biseda virtuale me ndjekësit e tyre në Instagram, ku iu kanë kërkuar atyre një ndihmë për të zgjedhur emrin e duhur për bebin e tyre, megjithëse deri më tani akoma nuk kanë përzgjedhur një emër për të voglën.

Më Shumë

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë...

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

Është përuruar projekti që implementon masat e efiçiencës së energjisë për tri ndërtesat sociale shumëbanesore në Prizren, me vlerë investimi afro 460 mijë euro. Kryeministri...

Lajmet e Fundit