14.8 C
Prizren
E premte, 20 Shtator, 2024

Aksidenti fatal me tre viktima në Prizren si pasojë e garave, aktivizohet Sveçla: Do të ashpërsohen masat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me drejtorin e përgjithshëm të policisë, Gazmend Hoxha, kanë mbajtur konferencë për media lidhur me aksidentet e trafikut, veçanërisht pas aksidentit që ka ndodhur të shtunën në Prizren, ku gjatë garave me vetura kanë humbur jetën tre persona, të cilët ishin duke i shikuar garat.

Gjatë konferencës, Sveçla është shprehur se në lidhje me aksidentet dhe garat me vetura të cilat janë të ndaluara me ligjin e Kosovës, kanë biseduar me drejtorin Hoxha për ashpërsimin e masave dhe veprimeve që do të merren për rritjen e sigurisë në trafik.

Shkolla Fillore “Loyola” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të mësimit klasor

Ai ka treguar se gjatë këtij viti, janë shqiptuar 76 gjoba ndaj personave që kanë organizuar gara, dhe se grupit që ka shkaktuar aksidentin e së shtunës, policia ia kishte parandaluar dy herë organizimin e garave dhe iu ishin shqiptuar gjoba disa herë, si dhe njërit prej tyre i i ishte konfiskuar patentë shoferi.

“Siç ndodhi në rastin e të shtunës, të njëjtit grup policia ia kishte parandaluar dy herë organizimin e garave të tilla siç tashmë është bërë publike, të njëjtit kanë pas gjoba të njëpasnjëshme për rrezikim në komunikacion, kurse njërit i ishte konfiskuar patentë shoferi për organizimin e garave dhe publikimin e videove të këtyre garave”, është shprehur Sveçla gjatë konferencës.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Tutje, ministri është shprehur se gjatë vitit 2023, kanë vdekur 104 qytetarë nga aksidentet, përfshirë këtu edhe këmbësorët.

Tutje, Sveçla është shprehur se në Kuvendin e Kosovës, Komisioni për Mjedis bashkë me Policinë e Kosovës, kanë finalizu amandamentet për plotësim-ndryshimin të rregullave për trafikun rrugor, dhe parashihet në mesin e ashpërsimit të masave parashihet të dyfishohen gjobat, të dyfishohet afati kohor i konfiskimit të patentë shoferëve dhe të dyfishohet shqiptimi i pikëve negative.

Poashtu, ai ka shtuar se parashihet që përgjegjësia e shkeljeve në komunikacion të rëndojë mbi pronarin e veturës, dhe këto dënime do të dërgohen në mënyrë të automatizuar tek pronarët.

“Në Kuvendin e Kosovës, Komisioni për Mjedis bashkë me policinë e Kosovës, përmes 60 takimeve, një dëgjimi publik dhe një punëtorie kanë, finalizu amandamentet për plotësim-ndryshimin të rregullave për trafikun rrugor, dhe me këtë rast parashihet të ketë ashpërsim të masave ku do dyfishohet afati kohor i konfiskimit të patentëve, gjobave dhe pikëve negative. Parashihet që përgjegjësia e shkeljeve në komunikacion të rëndojë mbi pronarin e veturës. Me fjalë të tjera, ky ndryshim ligjor do të na mundësojë që përmes teknologjisë ne të penalizojmë pronarët e veturave që bëjnë shkelje në trafik, e këto dënime do dërgohen në mënyrë të automatizuar tek pronarët”, është shprehur ministri Sveçla.

Tutje, ai ka shtuar se presin se ky ligj të kalojë në lexim të dytë në seancat e radhës me ç’rast do të jetë në fuqi.

Sveçla në mesin e statistikave, ka treguar se në 21 vitet e fundit, mesatarja e fataliteteve nga aksidentet, ka qenë 133 persona në vit, dhe se duhet të punohet maksimalisht që aksidentet që evidentohen.

Poashtu, ai i ka bërë apel prokurorisë dhe gjykatësve që të marrin masa më të rrepta. dhe se janë të vendosur që të kërkojnë nga zyrtarët policor zbatim të pakompromis të të gjitha ligjeve në trafik./Paparaci.com

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Malisheva pëson humbjen e parë këtë sezon

Skuadra e Malishevës ka regjistruar humbjen e parë këtë sezon në Superligën e Kosovës në futboll. Drita ishte ekipi që ia shkaktoi Malishevës disfatën e...

Deklarohet i pafajshëm ish-polici i akuzuar për krime lufte në Prizren: Kjo që po më vihet në barrë s‘është e vërtetë

Shaqir Lutvija u deklarua i pafajshëm për akuzën se në cilësinë e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor në Prizren, ka kryer krime lufte....

Lajmet e Fundit