3 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Më mirë vonë, se kurrë!

Luan sallaukaShkruan: Luan SALLAUKA

Takimi i përbashkët ndërmjet dy qeverive shqiptare është një nismë e qartë kombëtare për ti faktorizuar të gjitha problemet që janë reflektim i Konferencës së Londrës më 1913. Kjo nismë do të jetë një rrugëtim i gjatë dhe i mundimshëm që për qëllim do të ketë shërimin e plagëve që i ka shkaktuar shqiptarëve kjo konferencë ndërkombëtare. Për më shumë, ndërkombëtarët vet janë përballë një realiteti të ri, e ofruar si mundësi për ti rirregulluar gabimet e të parëve të tyre politik. Më mirë vonë, se kurrë!

Ky takim i përbashkët ka qenë formal dhe për qëllim ka patur reflektimin e një rrugeje të përbashkët në të ardhmen. Nëse këtij takimi i çasemi në kuptimin politik, kjo nënkupton një lartësim politikash ndër shqiptarësh, drejtë arritjes të qëllimeve të tyre kombëtare. Ndërkaq, këtij takimi mund t’i çasemi në mënyra të ndryshme për ti dhënë ngjyra sa të bardha e aq të zeza.

Qe 15 vjet asnjë qeveri nga të dyja anët as simbolikisht nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim të këtillë. Sigurisht, nesë flasim në aspektin e konsumit të brendshëm, secili nga politikanët apo partitë politike do të donin të ishin në vendin e dy Kryeministrave sot, ose për të fituar vota e ose për të ngritë kredibilitetin e tyre politik e kombëtarë. Mirëpo, kjo që ka ndodhur sot, i tejkalon këto epitete, ngase këtu kemi të bëjmë me guxim, atdhetarizëm dhe plane afatgjata kombëtare.

Sigurisht, kundërshtarët e dy Kryeministrave do të mund të paragjykojnë se njëri është analfabet e tjetri jo kombëtarë, se që të dy nuk premtojnë politika të përbashkëta integruese. Por, pse këta kundërshtarë kaq epik e lirik në fjalet e tyre të ndërtuara artistikisht, nuk vepruan në stilet e tyre qeverisëse në diçka të ngjajshme? Nuk ditën? Nuk mundën? I ndali dikush? Sigurisht, Nuk guxuan sepse ishin frikacak dhe atdhedashuria e tyre lidhej veç me dashurinë për pushtetin.

Nëse edhe do të ndaheshin 100 milion euro, të gjithë ne e dijmë se në sa e në çfarë vështirësish do të hasim në Luginë për t’i implementuar ato projekte. Të gjithë ne, nuk do të donim që si të fundit ta zgjedhnim këtë mënyrë të përkrahjes ndaj shqiptarëve në Luginë, do të ishim të kënaqur dhe të plotësuar nëse ajo të ishte pjesë e përbashkët territoriale me Kosovën dhe Shqipërinë. Si të ngjajshme për 1 Shekull edhe Shqipëria ka patur këtë ndjesi ndaj Kosovës, dhe sot vjenë në shprehje ky realitet që na kënaqi shpirtnisht të gjithëve, natyrisht pas tërë asaj lufte të tmerrshme me Serbinë, pas tërë atyre vrasjeve mizore, pas tërë asaj lufte të pastër çlirimtare dhe rënies të të gjithë atyre dëshmorëve.

Natyrisht më shumë se kaq. Dosido kjo nuk duam të nënkuptoj edhe për Luginën, sepse nuk duam të vritet asnjë shqiptarë atje dhe të kenë fatin e shqiptarëve në Kosovë deri në vitin 1999-të. Por, duke patur për bazë se shqiptarët e Luginës me kë kanë punë, shumë vështirë që bashkimi i saj me Kosovën dhe Shqipërinë të bëhet në mënyrë paqësore. Përkundrejt kësaj, në cilëndo mënyrë, ky bashkim do të ndodhë, e neve na bjen veç të lutemi që më e keqja të jetë sa më e vogël.

Ndryshe nga kjo, takimi i sotëm nuk i ka harruar shqiptarët e Maqedonisë, ata të Malit të Zi apo edhe ata në Çamëri. Ky është veç fillimi i jetësimit të idesë për bashkëpunim ndër shqiptarësh nga të gjitha trevat ku ata jetojnë. Parimisht, ne jemi dëshmitarë të një gjendjeje të brishtë tek të dyja shtetet shqiptare, për shkak të armiqëve që kanë përreth vetes. Dhe, sot këta armiq janë më të bashkuar se kurrë për ti ndaluar të gjitha proceset që mund ti integrojnë shqiptarët në Bashkimin Evropian. Por, ne mund të bëjmë pyetjet: Kush është më i rrezikuar sot sesa Lugina? Cilat treva shqiptare janë më të okupuara se Lugina? Ndoshta Çamëria! Nëse PO, problemi i saj mund të zgjidhet veç me ndërhyrje të gjithanshme ndërkombëtare. Anipse ne do të donim vet ta çlironim atë.

Gjithsesi, e ardhmja do të jetë një tregues i qartë se edhe shqiptarët e trevave që sot nuk morën pjesë në këtë takim të përbashkët në Prizren, sigurisht do të takohen një ditë në Vlorë, Durrës, Elbasan apo edhe në Tiranë përfundimisht.

Prandaj e tërë kjo çka ka ndodhur sot, është një rifaktorizim i çështjes së shqiptarëve kudo që jetojnë jashtë këtyre dy shteteve me shqiptarë. Natyrisht është një orientim se ku dhe ka do të shkohet, dhe gjithsesi edhe një tërheqje e vëmendjes ndërkombëtare se tanimë ka ardhur koha për ta rirregulluar çështjen shqiptare në përgjithësi duke filluar me Luginën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe në fund Çamërinë.

 

Më Shumë

Mbështetje shtesë për fëmijët dhe pensionistët, Murati: Pagesat do të ekzekutohen javën e ardhshme

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të ketë mbështetje shtesë për fëmijët dhe pensionmarrësit. Murati ka bërë...

192 vjet nga lindja e prijësit ushtarak Haxhi Zeka

Haxhi Zekë Byberi, i njohur si Haxhi Zeka, ka qenë ndër organizatorët e Lidhjes së Prizrenit dhe përkrahës i krahut autonomist të saj, drejtues...

Lajmet e Fundit