17.8 C
Prizren
E hënë, 16 Shtator, 2024

Vrasja e 27-vjeçares italiane, kosovari nga Suhareka i dërgoi mesazh bashkëshortit të saj

Një detaj është zbuluar nga mediat italiane ditën e sotme për vrasjen e 27-vjeçares italiane Vanessa Ballan nga 41-vjeçari shqiptar, Bujar Fandaj.

Para se të vriste 27-vjeçaren, Fandaj i ka dërguar një mesazh bashkëshortit të së resë, Nicola Scapinello. Bashkangjitur mesazhit, 41-vjeçari i ka dërguar dhe një video erotike të tij me 27-vjeçaren, të filmuar gjatë periudhës që ata kanë qenë të lidhur bashkë.

Pak kohë më parë autoritetet shëndetësore në Itali kanë publikuar autopsinë e bërë ndaj të resë. Rezultatet e autopsisë thonë se para se Vanessa Ballan të vritej, ajo është dhunuar barbarisht Fandaj.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ndër të tjera, autoritetet italiane, shprehen se 27-vjeçarja ka marrë dy goditje në mushkëri dhe më pas shqiptarët e kanë qëlluar me thikë në zemër, duke shpuar tej për tej organin jetësor të saj.

41-vjeçari e ka goditur 8 herë me një thikë 20 centimetër të gjatë të renë italiane. Vanessa Ballan dhe Bujar Fandaj kishin qenë në një lidhje së bashku.

Pas një viti lidhje, 27-vjeçarja kishte vendosur t’i jepte fund gjatë verës, por shqiptari nga Kosova nuk e kishte pranuar ndarjen. Ky i fundit kishte filluar ta përndiqte duke u shfaqur disa herë në vendet ku ajo punonte, apo dhe në shtëpinë e saj duke e kërcënuar se “do ta vriste” në rast se nuk ribashkoheshin.

41-vjeçari nga Kosova donte që e reja shtatzënë të ndahej nga partneri i saj dhe të shkonte të jetonte me të në San Vito di Altivole, pak kilometra nga Spineda di Riese Pio X (Treviso), ku ndodhi tragjedia.

Më Shumë

Pas mesnate gjuajtën me armë zjarri – policia arreston dy të dyshuar në Prizren, u gjen edhe armë në shtëpi

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve. Një rast i tillë ka ndodh edhe natën...

“Hije” largimi për Deschamps, mediat në Francë të bindura: Zizu gati të marrë drejtimin e kombëtares

Fitorja e “gjelave” ndaj Belgjikës 2-0 për Ligën e Kombeve duket se nuk i ka qetësuar gjërat mjaftueshëm. Vërshëllimat e tifozëve francezë dhe situata...

Lajmet e Fundit