Pep Guardiola, trajneri më i mirë për vitin 2023

FIFA është duke shpallur sonte më të mirët e vitit 2023, në një mbrëmje gala që po mbahet në Londër.

Çmimin “Trajneri më i mirë” e ka fituar Pep Guardiola, shkruan Gazeta Express.

Spanjolli e rrëmbeu këtë çmim pas arritjeve të tij me Manchester Cityn vitin e kaluar, duke udhëhequr klubin anglez drejt tripletës historike.

“Qytetarët” fituan Premierligën, Ligën e Kampionëve dhe Kupën FA.

Manchester City gjithashtu fitoi edhe Superkupën e Evropës

Pep Guardiola në garën për këtë çmim mposhti dy italianët, Simone Inzaghi dhe Luciano Spalletti.

Më Shumë

Paradoksi i autenticitetit në epokën e konformitetit Eurovision-ist

Nga Robert Aliaj Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj...

“Nuk është lajmëruar qe dy ditë” – zhduket 24-vjeçarja nga Prizreni, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë

Një rast i zhdukjes së një të reje po hetohet në Prizren, pasi B. D. rreth 24 vjeç është larguar nga shtëpia dhe nuk...

Lajmet e Fundit