Vdes presidenti i Namibisë, Hage Geingob

Presidenti i Namibisë, Hage Geingob, ka vdekur teksa po merrte trajtim mjekësor në një spital në kryeqytetin, Windhoek.

Zëvendëspresidenti, Nangolo Mbumba, njoftoi se Geingob kishte vdekur në orët e para të mëngjesit të së dielës, shkruan BBC.

“Afër e tij ishte gruaja e tij e dashur, Madame Monica Geingos dhe fëmijët e tij”, tha Mbumba në një deklaratë.

Lideri 82-vjeçar ishte diagnostikuar me kancer dhe zbuloi diagnozën e tij për publikun muajin e kaluar.

Zyra e tij njoftoi se ai do të udhëtonte në ShBA për trajtim, por do të kthehej në Namibi më 2 shkurt.

Geingob u bë president në vitin 2015 dhe po kryente mandatin e tij të dytë dhe të fundit në detyrë.

Namibia do të mbajë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në nëntor.

 

Më Shumë

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Lajmet e Fundit