5.9 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

3 dhunime e 8 sulme seksuale vetëm në janar, vjen paralajmërimi shqetësues i sociologut

Numri i lartë i rasteve të dhunimit dhe sulmeve seksuale vazhdon të mbetët shqetësues në Kosovë.

Vetëm gjatë periudhës 1 janar-31 tetor, 2023 janë iniciuar 91 raste të dhunimit.

Një numër jo i vogël është shënuar edhe në muajin e parë të këtij viti(2024).

3 dhunime e 8 sulme seksuale.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një përgjigje për Front Online nga Policia e Kosovës.

 

Sociologu Selishta: Shteti të veproj- nuk po bën sa duhet, dhunuesve t’u jepen dënime më të ashpra

Numri i lartë i dhunimeve dhe sulmeve seksuale është shumë shqetësues për sociologun Bekim Selishta.

Ai në një prononcim për Front Online thotë se për parandalimin e këtij fenomeni, shteti nuk po ndërmerr hapa.

Selishta tha se disa persona duan të përfitojnë në emër të dhunimit.

“Duhet të investojë shteti që sa më shumë dhunues të dënohen. Vitet e fundit është ardh një kategori që në emër të dhunimit duan të përfitojnë. Dhunuesve duhet tu japin dënimet më të ashpra. Si shtet jemi duke bërë pak që të parandalohet kjo dukuri”, deklaroi Selishta.

Kjo është mënyra se si të parandalohen këto raste qysh në femëri, sipas sociologut Selishta.

“Në të gjitha shkollat duhet të ketë më shumë lëndë shoqërore, sociologji që prej fillimit të edukohen një fëmijë se si duhet të rritët. Duhet të investohet në vetëdijesim”, thotë ai për Front Online.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Sociologu Selishta: TikTok rrjeti social më përmbajtje seksiste po inspiron të rinjtë për dhunime e dukuri negative

Sociologu Bekim Selishta tha se angazhimet e punës nuk i lejojnë të rinjtë që të merren me gjëra negativa.

Sipas tij, moshat e reja po inspirohen në rrjetin social TikTok ku ka përmbajtje seksiste.

“Nëse kanë angazhime të rinj me punë e tjera gjëra nuk kanë kohë të rrinë në rrjetet sociale, se fenomeni i fundit është TikTok, është në të gjitha moshat prezent dhe nëse ka dhunë e përmbajtje seksiste dhe po bëhen shumë virale dhe aty po inspirohen duke mos e pas parasysh se ata janë dukuri negative që nuk duhet të praktikohen”, tregon Selishta për Front Online.

Me Kodin Penal të Kosovës dhuna seksuale është e cilësuar si vepër penale dhe tregon se kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit dënohet me burgim prej 2 deri në 10 vjet./Front Online/

Më Shumë

Parashqevi Simakut i plotësohet dëshira, bie në kontakt me djalin

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku ka bërë të ditur mbi një zhvillim të fundit, ku thotë se ka komunikuar me djalin e saj. Ajo...

Vullnetarët e Vetëvendosjes në kufirin e Morinës ftojnë bashkatdhetarët të regjistrohen për votim

Në kufirin e Morinës, ku qindra mërgimtarë po arrijnë çdo orë duke sjellë gjallëri dhe energji festive në prag të fundvitit, përveç pritësve familjarë...

Lajmet e Fundit