Minoriteteve t’u jepet edhe një mandat

Daci-lddIsh-kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i LDD-së, Nexhat Daci, ka thënë se është i pajtimit që minoriteteve në Kosovë t’u vazhdohen edhe për një mandat vendet e rezervuara. Ai ka thënë se kjo mund të ndodhë vetëm nëpërmjet një marrëveshje politike, duke mos e prekur Kushtetutën e vendit.

“Mendoj se do të jetë e pafalshme për çdokënd në qoftë se tenton që Kushtetutën ta shndërrojë në një minimarket në të cilin mund të hysh për të marrë çfarë të duash. Do të ishte gabim i madh prekja në Kushtetutë. Këtë e thonë edhe njerëzit profesionistë, të cilët janë ekspertë të saj, por nga ana tjetër ndoshta një marrëveshje politike, një zgjidhje politike do të ishte e mirë për shkak të përfundimit të proceseve në Bruksel që t’u vazhdohen edhe për një mandat vendet e rezervuara minoriteteve, por jo me ato të drejta dhe obligime që i ka Kushtetuta sepse atëherë shndërrohen në faktorë bllokues. Pra, Kosova do të kalojë në një gjendje, ndoshta edhe më të vështirë që ka Bosnja në aspektin konstitucional. Pa marrë parasysh se cili mik i imi do të kërkonte ta prekte Kushtetutën unë do ta këshilloja jo prekje në Kushtetutë, sepse kushtetutat e shumë vendeve të fuqishme demokratike në botë me qindra vite studiohen dhe nuk preken, por gjendet një zgjidhje solomone, do të thotë kur gota nuk është as gjysmë e zbraztë e as gjysmë e plotë”, ka thënë Daci në një intervistë dhënë televizionit “Rrokum”, citon Epoka e re.

Ai ka thënë se nëse preket Kushtetua atëherë Zoti e di se kush do të bëhet president i ardhshëm i Kosovës, kryeministër dhe kryetar Kuvendi.

“Në qoftë se preket Kushtetuta, Zoti e di se çfarë do t’i kemi presidentët e ardhshëm, kryeministrat dhe kryetarët e parlamentit të ardhshëm”, ka thënë Daci.

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit