Prizren/ Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit G.I., i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Sipas aktakuzës, i pandehuri G.I., me datë 01.12.2023 rreth orës 23:10min në Pikë Kalimin Kufitar të Vërmicës, saktësisht në hyrje nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, importon substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që i pandehuri pasi siguron narkotikun në një vend të panjohur në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet autobusit pronë e një prej kompanive turistike, e depërton narkotikun në Republikën e Kosovës, mirëpo në hyrje të kufirit, i njëjti autobus së bashku me pasagjerët selektohet për kontroll të detajuar në vijën e dytë të kontrollit, dhe gjatë kontrollimit të përbashkët në mes të zyrtarëve policor dhe atyre doganor, haset një çantë krahu në vendin ku vendosen valigjet e krahut në pjesën e bagazhit sipër në autobus, dhe sekuestrohet një qese najloni me substancë të dyshuar për narkotikë, e cila substancë narkotike pas ekzaminimit dhe ekspertimit nga Laboratori i Agjencisë Kosovare për Forenzikë, rezulton të jetë e llojit kanabis (marihuana), nga matjet neto me peshë të përgjithshme prej 655.97 gram.

 

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Totaj tallet keq me Bahtirin, publikon një video të sikletshme të kandidat të VV-së: Kaqorri apo Çakorri?

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është tallur me kandidatin e VV-së për deputet, Agim Bahtrti. I pari i Prizrenit ka shpërndarë një video...

Qeveria në detyrë miraton pakon “Inflacioni 2.0”, nga 100 euro për pensionistë, punëtorët privat, fëmijë dhe studentë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria në detyrë ka ndarë fonde dhe ka miratuar një paketë të re për përballje me...

Lajmet e Fundit