Shërbimet dhe kapacitetet e Repartit të Pediatrisë në Spitalin e Prizrenit

Gjatë muajit janar të këtij viti, në Repartin e Pediatrisë të Spitalit të Prizrenit, janë hospitalizuar 242 fëmijë, me gjithsej 1.293 ditë shërimi dhe mesatarja e kohës së shërimit është 5.4 ditë.

Reparti i Pediatrisë disponon 13 dhoma për pacientë, me gjithsej 48 shtretër, dhe shfrytëzueshmëria e kapaciteteve është 86.9%.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Gjatë vitit 2023, në Repartin e Pediatrisë janë hospitalizuar 2.165 pacientë, me gjithsej 10.423 ditë shërimi. Po ashtu, janë kryer 12.260 vizita specialistike ambulantore dhe 250 vizita tjera diagnostike.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Reparti i Pediatrisë punon me 16 mjekë specialistë pediatër, dhe udhëhiqet nga Dr. Fatmire Braha, e cila njëherit është edhe kryesuese e Këshillit Profesional. Në repartin e pediatrisë punojnë gjithashtu 20 infermiere, dhe udhëhiqen nga kryeinfermierja, Fidan Paqarizi.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Shërbimet që ofrohen në Repartin e Pediatrisë përfshijnë:

  • Vizita specialistike
  • Konsultime specialistike
  • Hospitalizimi, trajtimi dhe kujdesi i fëmijëve të hospitalizuar
  • Ekzaminime klinike radiologjike dhe laboratorike – biokimike
  • Vizita këshilluese për fëmijët e moshave të ndryshme.

Më Shumë

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Malishevë për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur të mërkurën. “Malishevë 20.05.2026, NN....

Aksion i Krimeve Ekonomike dhe Doganës në Prizren, bastisen disa argjendari

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me asistencën e Doganës së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në disa argjendari në Prizren. Aksioni është zhvilluar fillimisht...

Lajmet e Fundit