Prizren: Gjendet një person pa shenja jete, policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Ismet Jashari’, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se një person ka vërejtur trupin e të ndjerit i cili ishte i shtrirë në rrugë, i cili ka njoftuar më pas ekipin mjekësor të urgjencës dhe policinë.

Sinjali mëson se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Më Shumë

Kurti prezanton projektet për qytetin e Prizrenit

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar projektet për qytetin e Prizrenit, në të cilin premtoi investime milionëshe.   Në tubimin në...

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Lajmet e Fundit