Totaj viziton shoqatën “Vatra” në Nju-Jork

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj vizitoi edhe organizatën Pan-Shqiptare “Vatra” në New York, ku, u prit nga Kryetari Elmi Berisha.

Ai e ka njoftuar kryetarin Totaj për aktivitetet e shumta të kësaj organizate në shërbim të komunitetit shqiptar në Amerikë.

Ndërsa kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar se anëtarë të shquar të “Vatra”-s kanë qenë personalitetet e njohura Fan S. Noli dhe Faik Konica, të cilët kanë lënë gjurmë të rëndësishme në historinë dhe kulturën shqiptare në SHBA-të.

“Forcimi i lidhjeve dhe bashkëpunimi me organizatat shqiptare në diasporë është më se i domosdoshëm për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta, në interes të kombit tonë”, ka thënë Totaj.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Tjetërsimi i 18 pronave në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për korrupsion e falsifikim dokumentesh 

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar dy persona të dyshuar për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Falsifikim dokumentesh”. Policia bën të ditur se...

Tërnava uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit, bën thirrje për unitet: Fushata me akuza e urrejtje nuk i shërben të ardhmes

Thirrjet për unitet, dashuri e solidaritet ishin në qendër të mesazhit të myftiut të Kosovës, Naim Tërnava në ligjëratën e mbajtur të mërkurën, gjatë...

Lajmet e Fundit