9.7 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Qeveria e do në krye të Gjykatës se tenderëve të dyshuarin për korrupsion

Hysni HoxhaQeveria e Kosovës nuk heq dorë nga vënia në krye të Gjykatës së Tenderëve, një njeri të dyshuar për korrupsion. Për herë të dytë ka propozuar, Hysni Hoxhën, për Kryesues tëOrganit të Shqyrtues të Prokurimit.

Po synon që edhe për një mandat të vendosë në krye të këtij institucioni, ani se Hoxha po ndiqet penalisht për veprime që lidhen me punën e tij, shkruar Koha Ditore.

Në gushtë Prokuroria ka nisur një hetim për një tender kundër Hoxhës. Prokuroria dyshon se Hysni Hoxha, Arben Gjukaj dhe Hasan Pruthi i janë nënshtruar presionit të Sami Lushtakut për t’i dhënë një tender mbi gjashtë milionë eurosh kompanisë së nipit të tij, Milazim Lushtaku, për sigurimin fizik të objekteve të KEK’ut. Tenderi konsiderohet i paligjshëm.

Ndërkohë, Hoxha ka udhëhequr OSHP në pesë vitet e fundit.

Qeveria e Kosovës në dhjetor ka miratuar listën për anëtarë të OSHP’së. Hysni Hoxha është propozuar për Kryesues, Ekrem Salihu, Tefik Sylejmani dhe Vjollca Kurtishaj për anëtarë.

Por, një muaj më herët Kuvendi i Kosovës kishte votuar kundër kësaj përbërje. Ata nuk kishin marrë vota të mjaftueshme për t’i bërë gjyqtarë në OSHP.

Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë sqarime se pse ka propozuar njerëzit e njëjtë për anëtarë të OSHP’së.

Hajredin Kuçi ka thënë se këtë cështje duhet ta sqarojë stafi i Zyrës së Kryeministrit.

Sekretari i Qeverisë, Fitim Krasniqi ka thënë se ai ka kryer vetëm punët teknike derisa ka treguar se propozimet e emrave kanë ardhur nga stafi politik./Koha ditore/

 

Më Shumë

Tre persona arrestohen për degradim të mjedisit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar më 4 qershor 2025 një aksion kundër degradimit të mjedisit, në kuadër...

83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

Më 15 dhjetor 1942 ndërroi jetë mjeshtri i hollë i gjuhës shqipe Faik Konica. I lindur më 15 mars 1876 në Konicë, Konica ishte magjistër...

Lajmet e Fundit