Zyba lë Ballkanin, shkon te Slovan Liberec

Qëndrim Zyba nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Ballkanit.

Skuadra nga Suhareka ka njoftuar se mesfushori  do ta vazhdojë karrierën e tij në Çeki me FC Slovan Liberec.

“Angazhimi i lartë, klasi i rrallë e kualiteti i jashtëzakonshëm i tij, pos kontributit në arritjen e sukseseve tona historike, kanë bërë shumë skuadra gjithandej Evropës, t’i mbajnë sytë te Qëndrim Zyba. FC Ballkani e falenderon jashtë mase asin tonë të mesfushës, duke i dëshiruar sa më shumë suksese në karrierën e tij, e cila vazhdon në Çeki tek skuadra e njohur, FC Slovan Liberec, klub me të cilin FC Ballkani ka arritur marrëveshje për shitjen e kartonit të lojtarit. Faleminderit shumë kampioni i qytetit tënd, i klubit tënd të zemrës. Ti nderove vatrën tënde me lojën dhe angazhimin e madh, duke u dhënë gjeneratave të reja, shembullin për ta ndjekur”, thuhet në njoftimin e klubit.

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit