Neymar vijon fazën e riaftësimit, në stërvitje me shoqëri të veçantë

Sulmuesi brazilian, Neymar, vazhdon procesin e rikuperimit pas operacionit në gjurin e majtë dhe seanca më e fundit stërvitore ishte e veçantë, pasi ishte në shoqërinë e vajzës së tij të vogël.

Ky moment është ndarë nga braziliani në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram. “Sot ajo shoqëroi babin në stërvitje”, ka shkruar lojtari.

Sulmuesi i Al Hilalit, por stërvitet veçmas nga shokët e tij të skuadrës (të cilët janë në stërvitje në Evropë), për t’u rikuperuar nga operacioni për këputjen e ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe meniskut në gjurin e majtë të pësuar teksa luante për Brazilin më 17 tetor 2023./supersport.al

Më Shumë

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Lajmet e Fundit