Aktorë me renome po e përcjellin Festivalin ‘PrizrenFest’

Me yjet ndërkombëtare si Marie Christine Barrault nga Franca, Pippo Delbono nga Italia, Fatemeh Motamed-Arya nga Irani, fituese e shumë çmimeve e shumë artistë të njohur në botën teatrore po shënohet edicioni i III i festivalit ‘PrizrenFest’.

 

Në ‘PrizrenFest’ shfaqja “Fëmija” nga Irani solli historinë e përjetimeve të njerëzve të pambrojtur emigrantë, të vuajtur nga lufta dhe varfëria, një problem me të cilin bota ka qenë duke luftuar që prej kohësh. Kjo temë u paraqit përmes paraqitjes së grave dhe fëmijëve të vuajtur nga Lindja e Mesme dhe Afrika, të cilët strehohen në Amerikë dhe Evropë. Një shfaqje që synon të përcjellë mesazhin e paqes dhe barazisë së të gjithë njerëzve në tokë.Shfaqja “Lule Sajaza” nga Shqipëria është një teatër dokumentar, i cili na solli historitë e të vërtetat e përjetimeve të kampit të Tepelenës. Një shfaqje që flet për dhimbjet e vërteta shqiptare. Faktet tronditëse dhe historitë e dhimbshme, rrëqethëse në kufi me të pabesueshmen hedhin dritë mbi të shkuarën tonë të errët dhe na ftojnë që përmes vuajtjeve të së shkuarës të njohim më mirë veten, tjetrin dhe të ardhmen tonë.Emocionet u rritën edhe më shumë kur në fund të shfaqjes doli edhe vet Simon Mirakaj, i cili kishte përjetuar vet tmerrin e kampit të Tepelenës, solli përjetimet personale emocione reale të buruara nga shpirti.

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Lajmet e Fundit