20.4 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Nderohet Rugova në 8-vjetorin e vdekjes

LDK-homazhe te RugovaSot në tetë vjetorin e vdekjes së ish Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova me një varg aktivitetesh po kujtohet jeta dhe kontributi i tij. Anëtarësia e Lidhjes Demokratike dhe personalitete të tjera shtetërore kanë bërë homazhe te varri i tij.

Ish-presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova është nderuar me homazhe nga personalitete të ndryshme nga jeta politike e vendit. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa bashkë me veprimtarë të tjerë nga radhët e LDK kanë bërë homazhe tek varri i ku prehet trupi i tij në Velani. Mustafa e quajti Rugovën themelues të LDK-së dhe ideatorë të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Do të punojmë vazhdimisht që projektin e tij të pavarur për liri,pavarësi dhe demokraci ta ndërtojmë edhe më tutje në mënyrë që ky shtet të jetë shtet i cili do të punojë për qytetarët e Kosovës, dhe demokracia e cila do të kultivohet të jetë shembull i një demokracie evropiane”, tha ai, transmeton RTK.

Edhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka bërë homazhe të varri i presidentit Rugova. Ai tha se nderojnë kontributin e tij në shtet-ndërtimin e Kosovës.

“Jemi këtu si qeveri e Kosovës për të bërë nderime shtetërore për presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, për të vlerësuar kontributin e tij në letërsi, në shkencë ,kontributin e tij të spikatur dhe politikën e tij shtet-formuese të Republikës së Kosovës”, theksoi ai.

Presidentin historik e ka nderuar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai tha se vepra e presidentit historik Ibrahim Rugova, ka qenë në shërbim të lirisë së vendit.

“Në nderim të veprës së tij, në shërbim të Kosovës, të shqiptarëve të lirisë sonte dhe në nderim të mesazheve të tij që ishin për një Kosovë evropiane”, tha ai.

Homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova, kanë bërë edhe ish- Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, lideri i AKR-së, Bexhet Pacolli, ai LDD-së Nexhat Daci si dhe personalitete të tjera nga jeta politike, familjarë dhe qytetarë.

Më Shumë

63 vjeçari dyshohet se goditi me sëpatë vëllain e tij 72 vjeçar në Romajë

Një person dyshohet se e ka sulmuar me sëpatë vëllain e tij të dielën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në fshatin...

Albulena Balaj-Halimaj premton logopedë pa pagesë dhe mbështetje për grupet në nevojë

Kandidatja e Nismës Socialdemokrate për kryetare të Komunës së Prizrenit, Albulena Balaj Halimaj, ka prezantuar programin e saj zgjedhor në emisionin Debat Përnime, duke...

Lajmet e Fundit