10.7 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Nga Italia në Shqipëri me not, Eva Buzo realizon me sukses sfidën

Eva Buzo, notarja shqiptare me profesion avokate, ka përfunduar me sukses sfidën që nisi një vit më parë, për të notuar nga Italia në Shqipëri.

Ajo përshkroi 92 km për 35 orë e 17 minuta, ndërsa mbërriti sot në brigjet e Shqipërisë rreth orëve të para të mëngjesit. Sfida e saj ishte nga shkëmbijët e San Fokës tek Shkëmbi i Evës në Karaburun, përmes kanalit të Otrantos. Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant. Nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit.

Kujtojmë se vjet gjatë përpjekjes së saj të parë, Buzo u përball me probleme fizike dhe komplikime shëndetësore që e detyruan të ndërpresë garën. Pjesërisht për shkak të pickimeve nga kandilat dhe lodhjes ekstreme, ajo shfaqi probleme në të folur dhe u detyrua të kërkonte ndihmë mjekësore.

Pas transportimit në breg nga mjetet ujore që e shoqëronin, Buzo u shtrua në spitalin e Vlorës, ku u konstatua se ndodhej në një gjendje të qëndrueshme, por me nevojë për rikuperim të mëtejshëm.

Më Shumë

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në një nga lagjet më të kërkuara të Prizrenit, ofrohet për shitje banesa moderne me sipërfaqe 136 m², e pozicionuar në katin e 5-të...

Policia shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në Prizren

Policia e Kosovës në Prizren ka intensifikuar kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në kuadër të Planit Operativ Road Pol 2026, me qëllim të rritjes...

Lajmet e Fundit