16.4 C
Prizren
E shtunë, 26 Prill, 2025

Kosova harron humbjen e dhimbshme ndaj Rumanisë – shfaq fytyrën e vërtetë ndaj Qipros

Kosova ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0 në udhëtim tek Qipro, ndeshje kjo e vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Një reagim i tillë pritej nga ‘Dardanët’ pas asaj humbje të dhimbshme që pësuan në ‘Fadil Vokrri’ me rezultat 3-0 ndaj Rumanisë.

Kosova fillimisht epërsinë e mori në minutën e tetë me anë të Vedat Muriqit i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë për 1-0.

Po i njëjti lojtar doli sërish në skenë në minutën e 20-të, kësaj radhe duke shënuar me kokë pas asistimit të Donat Rrudhanit.

‘Dardanët’ patën edhe një tjetër mundësi të artë shënimi me anë të Ermal Krasniqit, i cili në minutën e 38-të dështoi të shënojë përballë portierit.

Të besuarit e Franco Fodës nuk u ndalën as në pjesën e dytë duke arritur që të tundin rrjetën edhe në dy raste të tjera.

I inkuadruari në pjesën e dytë, Albion Rrahmani arriti që të shënojë për 3-0 në minutën e 48-të pas një asistimi të Milot Rashicës.

Goditjen përfundimtare qipriotëve ua dha Lumbardh Dellova, i cili në cilësinë e sulmuesit realizoi një gol të bukur për 4-0 në minutën e 55-të.

Me këtë fitore Kosova tani pozicionohet në vendin e dytë në tabelë me pikë të barabarta me Qipron dhe me Rumaninë që me fillim nga ora 20:45 do përballet me Lituaninë./Telegrafi/

Më Shumë

Drini i Bardhë, KAMPION – Pas 50 vitesh lavdi, ngjitet në Ligën e Dytë

KF Drini i Bardhë është shpallur kampion i Ligës së Tretë të Kosovës për sezonin 2024-25, duke siguruar ngjitjen në Ligën e Dytë. Fitorja e...

Vidhen tabelat sinjalizuese në tri zona kufitare me Shqipërinë

Policia e Kosovës ka raportuar tri raste të vjedhjes së tabelave sinjalizuese që shënojnë zonat kufitare për banorët lokalë. Persona të panjohur kanë vjedhur tabelat...

Lajmet e Fundit