Zbulohet në Prizren busti i dëshmorit Xhevat Berisha

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Dëshmorëve të Prizrenit, sot u përurua busti i heroit kombëtar Xhevat Berisha në oborrin e shkollës që mban emrin e tij, në “Lagjen e Trimave”. Projekti u realizua nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Komunës së Prizrenit.

Në ceremoninë e përurimit mori pjesë kryetari i komunës, Shaqir Totaj, i cili theksoi rëndësinë e kontributit të Xhevat Berishës në luftën për liri.

“Xhevat Berisha është simbol i guximit dhe sakrificës për liri, ndërsa kjo është një mënyrë për ta nderuar kontributin e tij të madh dhe për t’u dhënë brezave të rinj shembullin e dashurisë për atdheun,” deklaroi Totaj, duke shtuar: “Lavdi dëshmorëve!”

Busti u vendos në kuadër të aktiviteteve përkujtimore që nderojnë dëshmorët dhe heronjtë që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit