0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kosova debuton në Kampionatin Botëror eFIBA me ekipin e parë të Esports

Për herë të parë, Kosova do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të eFIBA Season 3, me një ekip të përbërë nga lojtarë të talentuar në lojën NBA2K.

Kombëtarja jonë përbëhet nga: Arion Balluku (Kapiten), Petrit Paqarizi, Fis Jashari, Ardit Zeka, Musa Baruti dhe Miran Xheladini, përcjell PrizrenPress.

Sipas njoftimit zyrtar, “Lojtarët po vazhdojnë përgatitjen intensive për ndeshjet e fazës para-kualifikuese që do të zhvillohet me datë 8 dhe 10 tetor 2024”. Gjatë kësaj faze, Kosova do të përballet me ekipe të forta si Franca, Britania e Madhe, Greqia, Italia, Suedia dhe Zvicra, me synim të sigurojë një vend në Kualifikueset Regjionale.

Gjithashtu, njoftohet se “Kosova po ashtu do të zhvillojë edhe ndeshje miqësore gjatë kësaj kohe për të qenë të gatshëm për paraqitje sa më dinjitoze në paraqitjen e parë në Kampionatin Botëror”.

Ky projekt është mbështetur nga Federata e Esports e Kosovës, në partneritet me FBK./PrizrenPress.com/

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Ancelotti shpallet trajneri i vitit

Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti, është shpallur trajneri më i mirë i vitit. Ky çmim u nda nga FIFA, në ceremoninë që u mbajt...

KBF Bashkimi shpallet skuadra më e mirë e vitit 2024 në konkurrencën e femrave

Në ceremoninë Laureatët 2024, KBF Bashkimi u shpall skuadra më e mirë në konkurrencën e femrave për vitin 2024. Ky çmim nderon përkushtimin dhe...

Lajmet e Fundit