Vëllezërit shqiptarë thyejnë një tjetër rekord Guinness!

Vëllezërit shqiptarë Arnold dhe Artan Balla kanë vendosur një rekord të ri botëror në disiplinën rolla bolla. Ata arritën të kryejnë 11 pompa të njëpasnjëshme, duke mbajtur një person mbi një tabelë ekuilibri.

“Ne mbajtës të rekordeve botërore Guinness! E bëmë përsëri! Këtë herë, ne thyem rekordin për shumicën e shtytjeve të njëpasnjëshme në një Rolla Bolla. Balancimi, përshtatja dhe sinkronizimi i aftësive tona, kjo ishte gjithçka që bëmë!”, shprehen vëllezërit në Instagram, ku kanë ndarë edhe momentin nga sfida.

Ky është rekordi i dytë botëror që kanë vendosur së bashku.

Më herët ata u shpallën kampionë në lidhje me sfidën për të qëndruar gjatë në një rolla bolla, me sy të lidhur, për rreth 61.95 sekondash./dritare.net

 

Më Shumë

Medalje e argjendtë për Kosovën, shkëlqen Gresa Bakraqi në Monako

Kosova ka regjistruar një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare të atletikës, pasi atletja Gresa Bakraqi ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të...

Biblioteka e Prizrenit shënon 1 Qershorin me aktivitet festiv për fëmijë

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kopshti “Perspektiva”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit të Prizrenit, organizoi një aktivitet të...

Lajmet e Fundit