5.3 C
Prizren
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

Nisin punimet për rindërtimin e infrastruktures te “Gurri i Kallugjerit”

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik  në Prizren ka  filluar punimet për një projekt infrastrukturor të rëndësishëm që lidh Jeshkova me lokalitetin turistik “Gurri i Kallugjerit”, një vend me histori që daton që nga koha ilire, i vendosur mes fshatrave Jeshkovë dhe Billushë.

Ky investim ka për qëllim të thjeshtojë udhëtimin për vizitorët që dëshirojnë të eksplorojnë këtë destinacion të rëndësishëm turistik të Komunës së Prizrenit. Me përmirësimin e infrastrukturës, pritet që numri i turistëve të rritet ndjeshëm, duke kontribuar kështu në zhvillimin ekonomik të zonës.

Drejtori i Turizmit, Ramadan Tarashaj theksoi rëndësinë e këtij projekti për promovimin e turizmit lokal dhe zhvillimin e aktiviteteve kulturore, duke e konsideruar “Gurrin e Kallugjerit” një nga thesaret natyrore dhe historike të Kosovës.

Ai inkurajoi komunitetin dhe sektorin privat të angazhohen për mbështetje të mëtejshme në ruajtjen dhe promovimin e këtij lokaliteti.

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Kroacia, kampione e Mesdhetarit

Kroacia është fituese e Kampionatit të 19-të Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet. Kjo ngjarje e rëndësishme e hendbollit është mbajtur prej të hënës...

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit