4.2 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Raporti i Institutit GAP: Gati 50% e premtimeve të kryetarit të Prizrenit janë përmbushur

Sot, Instituti GAP, në bashkëpunim me Helvetas dhe Projektin për Decentralizimin dhe Përkrahje Komunave (DEMOS), ka publikuar një raport të ri që analizon përmbushjen e premtimeve zgjedhore të kryetarëve të komunave për mandatin 2021-2025, duke përfshirë periudhën deri në fund të qershorit 2024.

Raporti tregon se nga 78 premtimet e qeverisjes aktuale lokale në Komunën e Prizrenit, 36 prej tyre janë realizuar plotësisht, duke përfaqësuar afërsisht 50% të totalit. Po ashtu, 20 premtime janë gjysmë të përmbushura (rreth 25%), 15 janë në fazën fillestare të realizimit (16%), dhe 7 premtime ende nuk kanë filluar (9%).

Sipas raportit, Komuna e Prizrenit ka realizuar gjithashtu një numër të konsiderueshëm projektesh të rëndësishme që nuk ishin pjesë e premtimeve elektorale, duke kontribuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Ky raport vlerëson përparimin dhe transparencën e komunave përballë qytetarëve dhe ofron një mjet të rëndësishëm monitorimi për angazhimin gjatë mandatit./PrizrenPress.com/

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

“Anulo golin atje, anulo golin këtu” – sulmuesi i Lirisë, Fetahaj reagon pas humbjes nga Vushtrria

Skuadra e Vushtrrisë ka fituar tre pikë masive sot në Prizren, pasi triumfoi me rezultatin 0:1, falë golit të Urim Statovcit. Ekipit të Lirisë iu...

Rriten temperaturat në prag të fundjavës, e premtja me diell

E premtja pritet të sjellë mot kryesisht me diell në Kosovë. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0°C...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit