Në Prizren shënohet Dita e Boshnjakëve

Në kuadër e Ditës së Boshnjakëve në Prizren janë mbajt shumë aktivitete prej përfaqësuesve të komunitetit boshnjak dhe shoqatave joqeveritare.

Në organizimin e Shoqatës kulturore “Sharski behar”, apo “Behari i Sharrit” sot u mbajt edhe defilimi tradicional, i cili u nis prej Kompleksit të Lidhjes së Prizrenit duke vazhduar deri te sheshi “Shatërvan”.

Në defilim kanë qenë përfaqësues politikë, shoqëria civile nga komuniteti boshnjak. Në këtë kremtim kanë marrë pjesë edhe qytetarët prej komuniteteve tjera të cilët jetojnë në Kosovë.

Ndërsa në orët e pasdites, u mbajt konferenca nën patronatin e zëvendëskryeministres për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, në të cilën është folur për pozitën e boshnjakëve dhe sfidat që e ka ky komunitet.

Ndërkaq në mbrëmje në Prizren, Shoqata kulturo artistike boshnjake “Sharski Behar”, apo “Behari i Sharrit” organizon edhe koncertin tradicional.

Edhe në qytetet tjera, sikurse në Dragash, Pejë dhe në Prishtinë është kremtuar Dita Kombëtare e Boshnjakëve, e cila në Kosovë kremtohet për 15 vite./rtk/

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit