8.4 C
Prizren
E mërkurë, 29 Tetor, 2025

Akademi solemne në Dragash për Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve

Sot, në sallën e Kuvendit të Komunës së Dragashit, u mbajt Akademia soleme me rastin e 28 Shtatorit – Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve, organizuar nga Bashkësia e Boshnjakëve të Kosovës. Në këtë Akademi morën pjesë kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, dhe drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Qamil Kolloni, përcjell PrizrenPress.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari Xheladini tha: “Boshnjakët e Komunës së Dragashit në të gjitha periudhat historike, pavarësisht rrethanave të krijuara, kanë arritur që ta ruajnë identitetin, gjuhën, traditat, kulturën dhe përkatësinë fetare, andaj është nder dhe krenari të jesh pjesëtar i një komuniteti siç janë boshnjakët.”

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëjetesës dhe tolerancës ndëretnike. “Bashkëjetesa, harmonia dhe toleranca ndëretnike janë themelet e një shoqërie përparimtare dhe demokratike, duke theksuar se do të punojmë fuqishëm që t’i ruajmë me fanatizëm këto vlera për të cilat Komuna jonë është shembull pozitiv”.

Pas përfundimit të Akademisë, kryetari Xheladini priti në zyrën e tij përfaqësues të komunitetit boshnjak dhe vizitoi zyrën e Partisë VATAN./PrizrenPress.com/

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Më 29 tetor fillon pushimi vjeshtor për të gjitha shkollat e Kosovës

Nxënësit e shkollave të Kosovës do të kenë pushim treditor këtë javë, nga 29 deri më 31 tetor 2025, sipas kalendarit zyrtar të vitit...

Për çka dyshohet se mori ryshfet prokurori Shala, publikohet biseda

Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala, është arrestuar në vendin e tij të punës, mëngjesin e së hënës...

Lajmet e Fundit