12.8 C
Prizren
E diel, 6 Tetor, 2024

Ylli fiton në çastet e fundit ndaj Pejës

Golden Eagle Ylli ka fituar në super ndeshjen ndaj Pejës me shifrat 79:80 (15:23, 27:19, 22:15, 15:23), në javën e katërt të ProCredit Superligës.

Sfida ka qenë mjaft interesante, duke u vendosur në çastet e fundit.

Pas një fillimi të barabartë, mysafirët u shkëputën në 12:23, derisa çereku i parë përfundoi 15:23. Por, pejanët që zhvilluan ndeshjen e parë në shtëpi në këtë edicion, u rikthyen në periudhën e dytë, derisa skuadrat shkuan në pushim me shifrat e barabarta 42:42.

Vendasit vazhduan me lojë të mirë në periodën e tretë, për tu shkëputur në 60:51, kurse rezultati pas 30 minutash ishte 64:57. Ylli u rikthye për 64:64, e më pas u zhvillua lojë me rikthime, ku Peja kishte epërsi 79:75, por në fund, Ylli shënoi pesë pikë radhazi për fitore shumë të vlefshme.

Darnell Cowart kishte 18 pikë e nëntë kërcime te Peja, kurse Terrell Brown 33 pikë për Yllin.Peja ka një fitore e dy humbje, kurse Ylli dy fitore e dy humbje.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Vdes një 50 vjeçar në Prizren, dyshohet se kreu vetëvrasje

Një burrë 50 vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje sot në qytetin e Prizrenit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Shaqir Bytyqi. Bytyqi ka bërë...

Prizreni mposht Dukagjinin

Prizreni ka arritur të sigurojë fitoren e gjashtë radhazi, duke mposhtur skuadrën Dukagjini nga Gjakova me rezultat 2:1. Golat e këtij takimi u shënuan nga...

Lajmet e Fundit