Ndërsa ditët e Festivalit të 63-të në Radiotelevizionin Shqiptar po afrojnë, tashmë kemi listën zyrtare me emrat e artistëve të përzgjedhur nga Komisioni Përzgjedhës për Kualifikimin e Këngëve Pjesëmarrëse në Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH.
Komisioni i përbërë nga profesionistë të fushës së muzikës dhe të letrave, pasi dëgjuan e analizuan 85 krijime muzikore, që mbërritën në Radiotelevizionin Shqiptar konform rregullores së Festivalit, kanë vendosur unanimisht të shpallin 30 këngët që do të jenë pretendente për çmimet e këtij Festivali, pa diskutim edhe pretendente për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.
Në listën e përzgjedhur spikasin artistë të njohur të muzikës shqiptare, rikthime të artistëve që kanë bërë historinë e muzikës moderne dhe të rinj që e shohin skenën e këtij Festivali prestigjioz si një skenë të rëndësishme për karrierën e tyre artistike. Ky edicion do të kombinojë talentin e artistëve të mëdhenj dhe zërat e rinj. Me një përzierje të stilit tradicional dhe modern, Festivali i 63-të në RTSH pritet të jetë një nga ngjarjet muzikore më të mëdha të vitit, duke premtuar spektakël të jashtëzakonshëm dhe përcjelljen e mesazheve të rëndësishme, gjithmonë duke iu referuar rrënjëve nga ku nisi historia e muzikës shqiptare dhe e këtij Festivali.
Lista e këngëtarëve që do të garojnë në FIK 63, sipas rendit alfabetik:
- Algert Sala
- Alis Kallacej
- Ardit Çuni
- Devis Xherahu
- Djemtë e Detit
- Elvana Gjata
- Endrik Beba
- Epos Grup
- Erma Mici
- Frensi Revania
- Gjergj Kaçinari
- Gresa Gjocera
- Jet
- Kejsi Jazxhi
- Kleansa Susaj
- Laurjan Ejlli ft. Adelina Corraj
- Lorenc Hasrama
- Luna Çausholli
- Mal Retkoceri
- Martina Serreqi
- Mihallaq Andrea
- Nita Latifi
- Olsi Bylyku
- Orgesa Zaimi
- Rea Nuhu
- Ronaldo Mesuli
- Santino De Bartolo
- Shkodra Elektronike
- Stine
- Vesa Smolica
/rtsh.al/
Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”