13.8 C
Prizren
E shtunë, 12 Tetor, 2024

Kërcënohet u.d. kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu – reagon KPK dhe ZKPSH

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) kanë dënuar ashpër kërcënimin që është bërë gjatë ditës së sotme përmes rrjeteve sociale ndaj Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu dhe ndaj organeve të sigurisë.

Në reagim thuhet se edhe ky kërcënim ka ardhur për shkak të punëve zyrtare që kryejnë këto organe, përfshirë edhe Kryeziun në cilësinë e u.d. kryeprokurorit të kësaj Prokurorie.

“KPK dhe ZKPSH deklarojnë se këto kërcënime janë të drejtuara edhe ndaj organeve të Policisë së Kosovës dhe organeve të ndjekjes dhe përmbajnë edhe ngjyrime dhe emërtime të individëve dhe organizata kriminale dhe duken qartazi se qëllimi i tyre është ndërhyrja në punët e Prokurorit të Shtetit dhe organeve të sigurisë së vendit”, thuhet në njoftim.

KPK dhe ZKPSH ua bëjnë me dije individëve të tillë se përkrahin fuqishëm Kryeziun dhe organet e sigurisë, si dhe i mbështesin plotësisht në punën e misionin e tyre për ndjekjen dhe hetimin e kryeseve të veprave penale.

“KPK dhe ZKPSH, theksojnë se kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjor dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera janë të angazhuar për të bërë identifikimin dhe arrestimin e kërcënuesve të U.D. Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Petrit Kryeziu dhe përfaqësuesve të organeve të sigurisë dhe nuk do të ndalen deri në ndriçimin e plotë të këtij rasti”, thuhet në njoftim.

KPK dhe ZKPSH theksojnë se kërcënimet e tilla nuk do të zmbrapsin përkushtimin, synimet dhe përpjekjet e pandalshme për fuqizimin e shtetit ligjor në Kosovë./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Prizreni mbështet përpjekjet e Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë për dokumentim

Komuna e Prizrenit do të mbështes përpjekjet e Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë për mbledhjen e materialeve dhe dëshmive që...

Moti sot i vranët dhe me shi, temperaturat deri në 22 gradë

Sot në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët dhe me shi. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në...

Lajmet e Fundit