24.1 C
Prizren
E diel, 15 Qershor, 2025

Dragashi mbështet gratë me kancer: 500 euro dhe Pap-Test falas

Nga viti 2025, Komuna e Dragashit do të ofrojë një mbështetje financiare prej 500 eurosh për të gjitha gratë e prekura nga kanceri.

Përveç kësaj, Pap-Test-i për gratë dhe vajzat e kësaj komune do të ofrohet falas në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Adem Berisha.”

Kryesuesja e Asamblesë së Dragashit, Arjeta Qafleshi-Skeraj, njoftoi se ky vendim është miratuar gjatë dëgjimeve buxhetore, ku morën pjesë edhe anëtare të Grupit të Grave Asambleiste.

Gjatë diskutimeve, një nga kërkesat kryesore nga gratë e kësaj komune ishte pikërisht mbështetja për ato që po përballen me kancerin. Si rezultat, kjo kërkesë është përfshirë në buxhetin për vitin e ardhshëm, duke garantuar mbështetje për gratë e prekura nga kjo sëmundje e rëndë dhe e rrezikshme.

Gjithashtu, kontrollet e Pap-Test-it do të jenë falas në QKMF “Adem Berisha”, një hap që synon të nxisë vetëdijen për rëndësinë e kontrolleve të rregullta në parandalimin dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve.

Këto masa u prezantuan nga Qafleshi-Skeraj gjatë një organizimi të mbajtur me gra dhe vajza të Dragashit, në kuadër të aktiviteteve për muajin rozë, dedikuar ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.tv prizreni

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Presidenti Begaj: 10 qershori 1878 ishte, është dhe mbetet themeli i bashkimit kombëtar

Në kuadër të shënimit të 147-vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, theksoi rëndësinë historike dhe...

Samir Zekiqi largohet nga Bashkimi pas dy sezoneve

Klubi i basketbollit Bashkimi ka zyrtarizuar dje largimin e basketbollistit Samir Zekiqi, duke përmbyllur një kapitull dyvjeçar bashkëpunimi, raporton PrizrenPress. Përmes një komunikate, klubi prizrenas...

Lajmet e Fundit