Parku i ri në sheshin “Ramë Bllaca” në Prizren afër përfundimit

Punimet për ndërtimin e parkut të ri në sheshin “Ramë Bllaca”, në qendër të Prizrenit, po shkojnë  drejt përfundimit.

Aktualisht është duke u instaluar ndriçimi publik, i cili do të mbulojë të gjithë hapësirën e parkut, duke e bërë atë të sigurt dhe funksional gjatë natës.

“Ky projekt i Drejtorisë së Shërbimeve Publike pritet të ndikojë pozitivisht në mirëqenien e qytetarëve, duke ofruar një hapësirë të re për relaks dhe argëtim për banorët e zonës, si dhe për qytetarët dhe vizitorët e Prizrenit”,njofton Komuna e Prizrenit./PP/

 

Më Shumë

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

Kontrolle intensive në Prizren: Shkyçje të konsumatorëve me borxhe dhe ndalim i lidhjeve ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet kujdestare të kontrollës po vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vikendit me aksione...

Lajmet e Fundit